Çudia që ndodh në Itali! Arbitri kryen gabimin foshnjarak, e nis lojën pa portierin

Një rast i pazakontë ka ndodhur në përballjen mes Parmës dhe Lekos. Arbitri kryesor i takimit të vlefshëm për javën e 35 të Serisë B ka kryer një gabim foshnjarak, duke sinjalizuar nisjen e lojës pa portierin e skuadrës së Lekos në fushë. Ngjarja ndodhi në momentin e fillimit të pjesës së dytë.

Gjytari Rutela nuk i numëroi në mënyrë të saktë lojtarët, duke harruar për një çast Melgratin. Sapo e kuptoi gabimin, arbitri vendosi të niste edhe njëherë nga fillimi pjesën e dytë të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/