“Nuk e di nëse në fillim gjuajtëm topin apo mësuam të ecnim”, Kristjani tregon raportin e binjakëve Shpendi: Nuk grindemi dot më shumë se 5 minuta

Çezena është rikthyer në Serinë B pas 6 viteve dhe një meritë e madhe i shkon edhe Kristjan Shpendit. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 20 gola me fanellën e bardhezinjve në këtë sezon, duke tërhequr një vëmendje të madhe nga klubet e Serisë A. Ndoshta në verë mund të ndjekë rrugën e binjakut të tij, Stivenit, duke u transferuar në elitën e futbollit italian.

Në një intervistë të dhënë për “Il Resto del Carlino”-n, Shpendi ka treguar marrëdhënien e ngushtë me vëllain e tij. Ai ka thënë se grindjet mes tyre nuk mungojnë, por kurrë nuk zgjasin më shumë se 5 minuta. Asnjëri prej tyre nuk ka guximin të mërzisë tjetrin.

“Unë jam duke u stërvitur për një kohë të gjatë… Në fakt, nuk është plotësisht e qartë nëse unë dhe vëllai im binjak, Stiveni, së pari filluam të ecnim, apo të gjuanim një top. Ajo që është e sigurt është se na pëlqeu menjëherë. Ne jemi binjakë dhe jemi shumë të afërt. Është e qartë se ne ndonjëherë grindemi, por kurrë për më shumë se pesë minuta. Çështja është se asnjëri prej nesh nuk është në gjendje të ndyjë me tjetrin”, është shprehur Kristjan Shpendi./Sport Ekspres/