E papritur në derbi, ambulanca çon lojtarin në spital

Mbrojtësi i Partizanit, Hektor Idrizaj, ka lënë fushën e lojës në minutën 57-të pas një dëmtimi në gju. Futbollisti vlonjat është çuar menjëherë me barrelë drejt ambulancës ku më pas është transportuar në spital për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Gjatë momentit të akomodimit në ambulancë Idrizaj ka marrë duartrokitjet e të tifozëve në të dyja tribunat e Selman Stërmasit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *