“Si traktor me naftë”, Kros i përgjigjet legjendarit gjerman

Ish-trajneri i Real Madridit, gjithashtu ish-futbollist legjendar i kombëtares gjermane, Bernd Shuster, është treguar mjaft kritik me lojtarët e Los Blancos, pas disfatës 3-0 në El Clasico, të mërkurën e shkuar.

Shuster e kishte mbi të gjitha me Rafael Varane dhe gjermanin Toni Kros, të cilët i ka kritikuar ashpër.

“Ajo mesfushë nuk fitoi dot as ndaj Zhironës”, tha Shuster në Radio OndaCero, në Spanjë. “Kros është kthyer në traktor me naftë, ecën përpara ngadalë, nuk kthehet dot as majtas e as djathtas. Mungesa e Ronaldos ka demaskuar gjithë problemet në Bernabeu. Mungon një golashënues, edhe Varane është një hije e vetvetes, pozicionohet gjithnjë keq në mbrojtje. Edhe Karvahal tani po luan si Arbeloa, ndërsa Modriç sillet vërdallë kot, pa asnjë qëllim, pa dhënë asnjë pasim të rëndësishëm”.

Nga gjithë lojtarët e përmendur më sipër, ka reaguar vetëm Toni Kros, me një fjalë të vetme, therëse, në Tëitter. I ngacmuar nga një tifoz në lidhje me deklaratën e Shuster, Kros postoi një mesazh të thjeshtë: “Kush?”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online