Dy vite pa “Champions”, Torreira i bindur për rikthimin e Arsenalit

Lukas Torreira erdhi si një transferim me shumë bujë te Arsenali këtë verë, pasi bëri një sezon fantastik me Sampdorian në Serie A, ku u shpall dhe mesfushori më i mirë i kampionatit. 22-vjeçari është ambientuar menjëherë te “Topçinjtë” e Londrës dhe deri më tani, ka qenë lojtari më i rëndësishëm i trajnerit Unai Emeri.

Sot, mesfushori nga Uruguai ka folur për “Sky Sport”, ku më shumë është ndaluar te objektivat e klubit, me londinezët që synojnë të rikthehen në “Champions” pas dy vitesh mungesë.

“Është e vërtetë, synojmë me doemos të rikthehemi në Ligën e Kampionëve. Është një kompeticion që i mungon skuadrës së Arsenalit dhe ky është objektivi ynë primar. Duhet të mos humbasim ndeshje dhe të ruajmë ritmin e kundërshtarëve, që po bëjnë një sezon shumë të mirë.

Do të jetë diçka e vështirë të renditemi në katër vendet e para, por dhe “Europa League” është një mundësi e mirë. Arsenali i takon Ligës së Kampionëve dhe është detyra jonë të rikthehemi në atë kompeticion”,- u shpreh Torreira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *