FSHF njofton UEFA-n, “Arena Kombëtare” inaugurohet në qershor

Shtëpia e re e kombëtares shqiptare do të inaugurohet më datë 11 qershor. Prej kohësh FSHF ka deklaruar se me shumë gjasa stadiumi “Arena Kombëtare” do të jetë gati për ndeshjen e kualifikuese të “Euro 2020” ndaj Moldavisë dhe kjo tanimë është e konfirmuar dhe në formë zyrtare.

Supersport”, raporton se në procedurën standarde që FSHF  dhe UEFA ndjekin para zhvillimit të ndeshjeve eliminatore, institucioni i qeverisës i futbollit shqiptar ka njoftuar paraprakisht se “Arena Kombëtare” do të jetë stadiumi ku do të zhvillohet ndeshja ndaj Moldavisë.

Takimi i parë i fazës eliminatore të “Euro 2020” do të jetë ai ndaj Turqisë më datë 22 mars që me shumë gjasa do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online