Dëmtimi, Bojan Najdenov i jep zemër vetes

Mesfushori i Laçit, maqedonasi Bojan Najdenov, u dëmtua në ndeshjen me Kastriotin dhe iu desh të bënte një ndërhyrje. Numri 10 i kurbinasve pësoi një frakturë në një nga gishtërinjtë e këmbës dhe pritet që të kthehet në mes të muajit janar.

Momentalisht ai ndodhet në Maqedoni dhe pas përmirësimit të gjendjes së tij do të nisë përgatitjet, për t’u bashkuar më pas me skuadrën për pjesën e dytë të kampionatit.

Për një futbollist nuk është e lehtë kalimi i një periudhe dëmtimi, por Najdenov mendon t’i jap kurajo vetes dhe këtë e shpreh edhe përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në “Instagram”.

“Gjithçka për ty do të ndodhë papritur. Të gjitha zhgënjimet, sfidat, sprovat, uljet dhe ngritjet do të marrin në fund kuptim. Do të jesh mirënjohës që nuk u dorëzove. Bekime të mëdha po vijnë. Besoje dhe bëhu gati për këtë”, shkruan Najdenov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *