Rasti Musolli dhe shembulli Liverpul: rinovim për yllin e vet pas dëmtimit në gju

Duke njohur edhe lidhjet e forta të Kukësit me Anglinë, nuk mund të mos të të shkojë mendja te Kukësi dhe mënyra si e larguan legjendën e klubit Besar Musolli (para se ta kuptonin gafën dhe ta rikthenin në ekip), kur mëson lajmin nga Anglia: Liverpuli ka vendosur sot të rinovojë deri në vitin 2024 me Xho Gomez!

Qendërmbrojtësi 21-vjeçar ka luajtur 59 ndeshje për The Reds, që kur u transferua nga Çarltoni për 3.5 milionë sterlina në vitin 2015, duke u bërë edhe pjesë e kombëtares angleze.

Para pak ditësh Gomez pësoi një dëmtim serioz në gju, një frakturë që do ta lërë jashtë për thuajse dy muaj. Është një tjetër dëmtim në një seri të gjatë që Gomez ka pësuar në Liverpul, sepse në tetor 2015 pësoi një dëmtim të rëndë në gju, që e ka jashtë deri në fund të atij sezoni, ndërsa këtë vit pësoi një tjetër dëmtim në gju, duke humbur edhe finalen e Champions League kundër Realit.

Çuditërisht, askush nuk i tha Gomezit që i ka shkaktuar dëm financiar Liverpulit, duke i kërkuar prishje kontrate apo duke i përgjysmuar pagën. Përkundrazi, sot Gomez ka rinovuar, duke u shpërblyer nga klubi, sepse fundja edhe dëmtimet janë pjesë e futbollit dhe djaloshi ka rrezikuar shëndetin e vet duke mbrojtur ngjyrat e klubit.

“Kjo firmë ka një vlerë të jashtëzakonshme për mua. Kam vite në këtë klub dhe kam provuar të luaj për një klub të mrekullueshëm, ndaj jam i lumtur që po rinovoj, e dua këtë klub dhe dua të vazhdoj të luaj këtu. Ka pasur shumë luhatje, është sezoni im i katërt dhe çdo sezon ka qenë ndryshe nga të tjerët. Natyrisht, do doja më pak dëmtime, por është gjithçka pjesë e një rrugëtimi, që e kam pranuar qetësisht”, tha Gomez për faqen zyrtare të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online