“Milanisti” Van Bomel gati për t’i prishur punë Interit: Nesër një ndeshje ëndrrash

0

Marko Van Bomel rikthehet në “San Siro” pas gjashtë vitesh. Kësaj here me “tutat” e trajnerit, e jo si lojtar. Ish-mesfushori i Milanit do të ketë përballë Interin e Luçiano Spaletit. Ziklatrit janë të uritur në maksimum, por trajneri i PSV-së beson se skuadra e tij do të shfaqet ndryshe nga ndeshja e parë, të cilën e humbën me rezultatin 1 – 2.

“Është kënaqësi të jesh pjesë e përballjeve të tilla. Nuk ka gjë më të bukur se sa të luash në një stadium të tejmbushur, do të jetë një nga ato netë të cilat çdo kush që do të bëhet futbollist i ëndërron”

“Kjo është një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për Interin, pasi nëse nuk marrin një rezultat pozitiv do të luajnë në “Europa League” gjatë vitit të ardhshëm. Por, ne futemi në fushë për të fituar. Do të jetë shumë e vështirë, por skuadra ime ka bërë hapa të mëdhenj në muajt e fundit. Loja jonë është bërë më e qartë dhe lojtarët kanë më tepër besim të vetja”, tha Van Bomel në daljen për shtyp para takimit të nesërm.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.