Dëmtimet “sakatojnë” mesfushën, Kosova me probleme para Danimarkës

Kosova do të zhvillojë ditën e premte një test miqësor ndaj Danimarkës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Trajner i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shaland, do i duhet të bëjë këtë pa Valon Berishën dhe Hekuran Kryeziu.

Kapiteni i Kosovës, Berisha, ende nuk e ka marrë veten nga një dëmtim muskulor dhe klubi i Lacios ka kërkuar që ai që të qëndrojë për dy javët e ardhshme duke qenë se mesfushori ende nuk mund të bëjë stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.

Më e lehtë situata për Kryeziun. Zëvendës-kapiteni i dardanëve pësoi një dëmtim në shpinë me Zyrihun, gjithsesi mesfushori është paraqitur në grumbullum. Te Kosova shpresojnë që lojtari të riaftësohet në ditët në vazhdim  e të jetë gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë, të hënën më datë 25 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *