Dëmtim i rëndë për lojtarin e Ilirisë, përfundon në spitalin e Traumës

0

Iliria mori një fitore shumë të rëndësishme kundër Shënkollit, duke triumfuar me rezultatin 1-0. Një gol nga Boçi në minutën e 63’ i dha triumfin Ilirisë. Ndeshja mes dy skuadrave ishte shumë e luftuar dhe me duele të ashpra.

Nga një duel i tillë, ka mbetur i dëmtuar lojtari i Ilirisë, Flogers Sala, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se lojtari ka thyer nofullën dhe dëmtimi i tij është i rëndë.

Aktualisht, Sala po trajtohet në spital dhe nuk ka ende asnjë rezultat për të. Futbollisti u largua me urgjencë me ambulancë nga fusha e lojës gjatë takimit kundër Shënkollit.

Grupi A / Play-out

Iliria-Shënkolli 1-0
Shënues: Boçi 63?

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.