Cungu: Derbi? Herët të bëjmë llogari, jemi për titull!

Kukësi ka marrë tre fitore radhazi në kampionat dhe sigurisht që në kampin verilindor janë të kënaqur. Kreu është më pranë, por trajneri Armando Cungu kërkon që ekipi i tij të vijojë të jetë serioz për të vazhduar me këtë ritëm.

“Është një moment i mirë i yni, kemi ardhur në rritje në lojë e rezultate. Natyrshëm ndihem mirë, por nuk duhet të jemi euforikë. Është vetëm fillimi, ndaj duhet të jemi seriozë për të punuar me seriozitet dhe për të ruajtur këtë ritëm”, është shprehur shkodrani në “Supersport”.

TITULLI – Në media Kukësi cilësohet si pretendent për titullin kampion dhe kjo nuk është se rrit presionin te verilindorët, sikurse thotë trajneri Cungu. “E meritojmë ta synojmë titullin, shpresoj të jetë bindje edhe të lojtarëve. Unë si trajner besoj dhe shpresoj t’ia arrij”.

DERBI – Cungu nuk bën llogari, është herë për të thënë nëse i leverdis të humbasë Tirana apo Partizani. “Shumë herët për të bërë llogari, do shohim punën tonë dhe do synojmë të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Uroj të bëhet ndeshje e bukur dhe të kënaqen lojtarët dhe tifozët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *