Momenti më i bukur dhe largimi nga Lacio, Nesta: Ja si qëndron e vërteta!

Alesandro Nesta i është rikthyer dhe njëherë momentit kur u largua nga Lacio e tij për t’u transferuar te kuqezinjtë e Milanit, me të cilët fitoi gjithçka. Një ndër mbrojtësit më të mirë dhe elegantë të historisë së futbollit tregon momentin më të mirë me bardhekaltrit, të cilët ishin një nga skuadrat më të forta në botë në vitet 2000. Lacio fitoi titullin atë vit, që përkonte dhe me 100-vjetorin e themelimit të klubit kryeqytetas, ndërsa në vitin 2002, klubi shiti Nestën dhe Krespon, respektivisht te Milan dhe Inter.

“Jam rritur te Lacio, kam luajtur që 8 vjeç me ato ngjyra, kam kaluar te të gjitha ekipet e moshave dhe arrita në ekipin e parë, duke u bërë kapiten në moshë shumë të re. Kjo ishte një arritje shumë e madhe për mua, ndërsa kujtimi më i mirë është fitimi i titullit.”

“Në atë periudhë nuk doja të largohesha nga Lacio dhe një vit më parë kisha refuzuar skuadra të rëndësishme, por e kuptova që duhet të largohesha. Klubi kishte shumë borxhe, skuadra nuk merrte rrogat prej 6-7 muajsh. Mund të thonë që jam tradhtar, por gjërat rrodhën në këtë mënyrë.”

“Lacio e sotme është një realitet i rëndësishëm, është një klub i shëndetshëm dhe i organizuar shumë mirë. Presidenti Lotito ka bërë një punë të mirë, edhe pse kontestohet herë pas here. Ai ia ka dalë të krijojë një skuadër konkurruese dhe arrin të shesë çdo vit ndonjë lojtar të madh”, përfundon për “DAZN”trajneri i Peruxhias, Alesandro Nesta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online