Çeku 30 milionë dollarësh çon Joshua-n në SHBA, njihuni me kundërshtarin

0

Boksieri më i mirë i momentit Anthony Joshua do të zhvillojë për herë të parë në karrierën e tij një duel në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kundërshtari i radhës i mbajtësit të katër brezave kampion bote do të jetë amerikani Jarell Miller.

Miller është i pamposhtur me një rekord prej 23 fitoresh (20 nokaute) dhe një barazim. Miller do të ketë përkrahjen e publikut të tij në këtë duel, por shanset që ai të mund anglezin Joshua janë minimale.

Ajo që ka bindur Joshua-n të përballet me amerikanin ka qenë oferta e pabesueshme prej 30 milionë dollarësh nga e drejta televizive, shumë kjo që do të kalojë dhe arkëtimet e duelit ndaj ukrainasit Wladimir Klitschko.

Jarell Miller, kundërshtari i ardhshëm i Anthony Joshua-s

Përballja do të zhvillohet në fillim të muajit prill në Manhattan, New York, ndërsa arenën ku do të vendoset ringu do të jetë “Madison Square Garden”, me një kapacitet prej 20000 personash. Bileta  më e lirë e këtij takimi pritet të jetë 500 dollarë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.