“Ndeshjet e mëdha i përkasin Agueros”, Guardiola flet para Çelsit

Mançester Siti do të luajë përballë Çelsit të dielën pasdite, sfidë që do të jetë kryendeshja e javës në Premier Ligë. “Qytetarët” vijnë pas një fitoreje 3-1 përballë Arsenalit, ndërsa Çelsi shkatërroi 5-0 Hadërsfilldin.

Megjithatë, Guardiola është shumë optimist për triumfin e të tijve, pavarësisht rezultatit të Çelsit në javën e shkuar. Tekniku spanjoll i thuri elozhe sulmuesit të tij, Serxhio Aguero, të cilin e konsideroi si njeriu i ndeshjeve të mëdha.

“Këto ndeshje i përkasin Agueros”, tha Guardiola kur u pyet për ndeshjen kundër Çelsit. “Kun ka treguar se në ndeshjet e mëdha është lider i skuadrës dhe shpeshherë na ka dhënë fitoren. Këtë gjë e tregoi edhe kundër Arsenalit. Të shënosh tre gola dhe t’i japësh fitoren skuadrës përballë një ekipi shumë të vështirë, është diçka që vetëm Aguero mund ta bëjë. Kam shumë besim te ai dhe te fitorja përballë Çelsit”,- u shpreh Guardiola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online