Borusia e largon, gjermani përfundon në Serie A

0

Borusia Dormtund është skuadra më aktive në Bundesligë gjatë kësaj. Biznesmenë të zotë drejtuesit drejtusit verdhezinj, që kanë bërë disa blerje shumë cilësore me shuma mjaft modeste, duke parë tregun e sotëm. Megjithatë, afrimet e bëra kanë krijuar një popullim nëpër reparte dhe largimet e disa lojtarëve janë të pashmangshme.

Zheremi Toljan, lojtari i Borusia Dortmund

Zheremi Toljan është një nga emrat që i tregohet dera. Klubi gjerman nëpërmjet një komunikate në faqen e tij në internet, informon se mbrojtësi gjerman do të huazohet te Sasuolo për sezonin e ardhshëm. Toljan edhe pse është blerë prej kohësh nga Borusia, nuk ka arritur t’i bindë drejtuesit ta bëjnë pjesë të pandarë të ekipit.

24-vjeçari ka ndenjur vetëm një vit e gjysëm në “Signal Iduna Parc”. E gjithë kjo periudhë u dominua nga qëndrimi në stol. Gjashtë muajt e fundit ishte i huazuar në Skoci te Selltik. Borusia e bleu gjermanin në vitin 2017 për 5 milionë euro nga Hofenheim. Sasuolo pritet të jetë klubi i ringritjes së tij.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.