Bashkëpunimi drejt fund, Brondbi “përzë” Halimin

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, Besar Halimi, nuk po kalon një moment të mirë. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës nuk është  më në planet e danezëve të Brondbit dhe nga klubi i është komunikuar që të gjejë një klub të ri për të vazhduar karrierën e tij.

Halimi iu bashkua Brondbit vetën e kaluar. Pas një viti në huazim klubi ra dakord t’i paguante Maincit 300 mijë euro për kartonin e të mesfushorit shqiptar, por kjo lëvizje nuk rezultoi e frytshme për të dyja palët.

Futbollisti mori vetëm gjysmën e minutazhit të sezonit të mëparshëm. Mbetet për t’u parë se si do të jetë ndarja midis dy palëve, pasi Halimi ka dhe një vit kontratë me klubin danez, që natyrshëm ka të drejtë të kërkojë para për kartonin e lojtarit. E ardhmja e lojtarit mund të jetë në Gjermani, vend ku ka lindur dhe është formuar si futbollist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online