Barcelona pa një yll ndaj Atletikos, rrezikon edhe Junajtid

0

Ernesto Valverde ka konfirmuar se Osman Dembele nuk është i gatshëm për ndeshjen e sotme, madje është në dyshim për çerekfinalen e parë të Champions ndaj Junajtid të mërkurën në ”Old Traford”. 21-vjeçari ka që nga 13 marsi jashtë fushave. Ai u fut si zëvëndësues kundër Lionit në Champions edhe pse nuk ishte shëruar plotësisht çka solli një përkeqësim të lëndimit.

Trajneri Valverde në konferencën para ndeshjes u shpreh se do ta ndjekë me kujdes situatën e tij. Ai shtoi se nuk do të rrezikojë ta aktivizojë lojtarin pa qenë 100%, pavarësisht se janë dy ndeshje delikate.

“Ai nuk do të luajë kundër Atletikos dhe nuk e di çfarë do të ndodhë ndaj Mançester Junajtid. Ne nuk duam ta rrezikojmë atë nesër apo të mërkurën sepse na presin ndeshje të vështira më pas. Ndaj Atletikos është e sigurt se nuk do të jetë.

Dembele është kthyer në një pikë kyç për blaugranat, ku ka arritur të përshtatet pas problemeve të hasura në fillim. Francezi regjistron 13 gola dhe 5 asiste për katalanasit këtë sezon. Megjithatë ka treguar një brishtësi fizike, ku ka pasur dy ndalesa për shkak dëmtimesh në këtë sezon.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.