Renditja e Superiores/ Kampionat i çmendur! Rashica dërgon Laçin në Play Out, futet edhe Teuta nga mbijetesa për në Final Four

Një kampionat i çmendur! Në ditën e sotme është zhvilluar java e parafundit e Superiores që ka bërë akoma më të komplikuar fatet e këtij sezoni. Tirana dhe Vllaznia, klasikja e kësaj jave ka përfunduar në shifrat 0-0, ndërsa Partizani ka fituar ndaj Kukësit në shifrat 0-1. Në krahun tjetër Teuta fitoi me rezultatin e pastër 0-3 ndaj Erzenit, ndërsa Egnatia nuk gaboi me Dinamon, 0-1. Vërtet interesante është se Skënderbeu barazoi në minutën e fundit ndaj Lacit, 1-1. Nëse Laçi do të kishte fituar dhe do të kishte mbajtur avantazhin, atëherë diferenca mes Lacit që mbante vendin e Play Out dhe Tiranës, vendit të katër që të dërgon në Final Four, do të ishte vetëm dy pikë. Por me barazimin në fund të Skënderbeut, Laçi shkon zyrtarisht në Play Out. /Sport Ekspres/

Kukësi 0-1 Partizani (Mehmeti 13′)

Skënderbeu 1-1 Laçi (Rashica 90’/ Cordeiro 80′)

Tirana 0-0 Vllaznia

Dinamo City 0-1 Egnatia (Behiratche ag 21′)

Erzeni 0-3 Teuta (Daci 5′, Lloci 80′, Gjini 89’)