“Bëmë baba të të ngjaj”, i biri i Ronaldinjos firmos super kontratë

Bëmë baba të të ngjaj. Shprehje kjo që gjen vend në historinë e djalit të Ronaldinjos. Quhet Zhoao Mendez dhe ka nënshkruar kontratë me dy herë fituesit e Kupës Libertadores, Kruzeiro. Është vetëm 14 vjeç.

Ka mrekulluar me aftësitë e tij, çka e ka bindur klubin brazilian të nënshkruajë një kontratë me të, e cila do e mbajë të lidhur deri në moshën 19-vjeçare të riun. Pas marrëveshjes ka folur drejtori i Kruzeiro, Amarildo Ribeiro. Ai shprehet i lumtur dhe tregon se kanë nënshkruar me një talent premtues me të dhëna shumë të mira.

“Sot nënshkruam kontratën me Zhoao Mendez. Është një lojtar premtues me karakteristika interesante. Kam besim se së shpejti do të integrohet me ekipin tonë profesionist. Ai është lojtar me cilësi të lartë teknike. Mund të luajë në disa role në sulm. Me moshën që ka, zotëron shpejtësi dhe finalizim shumë të mirë.”, deklaron Ribeiro për faqen zyrtare të klubit.

I lumtur është dhe vetë lojtari. Ndihet krenar dhe dëshiron të luajë në ekipin e parë dhe t’ja dedikojë golat tifozëve.  Ajo që duhet të theksohet është se Ronaldinjo nuk ka ndërhyrë aspak, madje klubi nuk e dinte që Mendez ishte djali i tij.

“Ishte ekipi që më hapi derën. Kam një dashuri të madhe për klubin. Është një trajnim cilësor dhe kushte shumë të mira. Jam në klubin më të madh në Brazil dhe është kënaqësi të luaj këtu. Është një ditë shumë e lumtur. Falënderoj Zotin që jam në gjendje të luaj çdo ditë. Ëndrra ime është që një ditë  të luaj me ekipin e parë, të shënoj gol në Mineiraon e mbushur me njerëz dhe t’ja kushtoj tifozëve”, përfundon djaloshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online