Alsid Tafili lë Vllazninë, befason me klubin e ri

Një tjetër futbollist lë Shqipërinë dhe zhvendoset të luajë në futbollin dardan, madje në ligën e parë. Alsid Tafili, mesfushori qendror që vjet ishte pjesë e Vllaznisë, do të luajë sezonin e ardhshëm me Lirinë e Prizrenit.

Një rikthimin për mesfushorin, i cili bashkohet me trajnerin Samuel Nikaj. Në vitin 2009, pak javë pasi kishte nisur kampionati, Tafili iku nga Laçi dhe veshi fanellën e Lirisë, skuadër me të cilën fitoi kupën në Kosovë.

“Mirë se erdhe KAMPION. Sot po bëjmë hapin e parë me lojtarë të kalibrit të lartë si Alsid Tafili drejt Superligës. Alsidi është njëri ndër mesfushorët më cilësor në trevat tona dhe që ka mbrojtur me sukses ngjyrat e disa klubeve të njohura si Vllaznia (Shkodër),Partizani (Tiranë),Teuta ( Durrës) ka bëre karrierë gjithashtu në Greqi, si dhe ka qenë fitues i Kupës së Kosovës me klubin tonë në vitin 2010. I urojmë mirëseardhje Alsidit dhe suksese drejt Superligës”, njofton klubi i Lirisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *