Durmishaj debuton me gol, Ber Sheva i prish festën

Kundërshtari i Laçit në Europa League, Hapoel Ber Sheva dhe gjiganti grek, Olimpiakos, kanë zhvilluar sot një takim miqësor, i mbyllur me rezultatin 2-1 në favor të izraelitëve. Ndeshja nisi shumë më mirë për Olimpiakosin, që në minutën e 28’, gjen golin e avantazhit.

Për të shënuar, mendoi sulmuesi Florin Durmishaj. Futbollisti 22-vjeçar debutoi në këtë takim me fanellën bardhekuqe dhe iu deshën më pak se 30 minuta lojë për të lënë gjurmë. Ish-sulmuesi i Shpresave e nis mbarë aventurën e tij me ekipin e ri.

Por ky avantazh nuk do të zgjaste shumë, pasi Ber Sheva do të barazonte shumë shpejt. Në minutën e 34’, Sahar gjen golin e barazimit, ndërsa për t’i dhënë avantazhin izraelitëve, mendoi Haselbaink, që në minutën e 60’ përmbysi gjithçka. Por në sekondat e fundit të takimit, Olimpiakos arriti të barazojë, për të mbyllur sfidën e barabartë, 2-2.

Miqësore

H. Ber Sheva – Olimpiakos  2-2
Sahar 34’, Haselbaink 60’ / Durmishaj 28’, Valbuena 90+2′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online