Alegri: Luajtëm më mirë se Ajaksi, çuditërisht humbëm

0

Masimiliano Alegri doli ditën e sotme para gazetarëve për të folur rreth ndeshjes së nesërme ndaj Fiorentinës, takim në të cilin Juventusit i mjafton edhe një barazim për të festuar titullin e tetë radhazi.

Natyrisht vëmendje më e madhe e gazetarëve ishte te eliminimi në Champions nga Ajaksi, por për Alegrin tani ka ardhur momenti i festës së titullit kampion.

“Fatmirësisht të nesërmen kemi mundësi për të siguruar titullin. Na duhet të shikojmë para dhe ta lëmë pas zhgënjimin. Sapo të fitojmë kampionatin do të fillojmë të planifikojmë për të ardhmen me kthjelltësi dhe pa ndikimin e emocioneve”.

DËMTIMET – “Perin dhe Kedira e kanë mbyllur sezoni, ndoshta edhe Mandzhukiç. Dibala do të mungojë për tri javë, ndërsa Duglas Kosta dhe Kaseres për 10 ditë. Kielini mund të jetë gati për ndeshjen me Interin, ndërsa Barzali ndihet më mirë”.

“Juventusi luan për të fituar çdo kompeticion. Në çerekfinale nuk ishim në formën më të mirë. Humbëm dhe eliminimi ishte i drejtë. Ajaksi bëri një ndeshje të jashtëzakonshme. Ata luajtën më mirë në Amsterdam, ndërsa ne luajtëm më mirë në Torino. Çuditërisht rezultati ne penalizoi”.

RONALDO – “Ronaldo ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe do të luajë ndeshjen e nesërme. Kristiano plus Juventus nuk do të thotë që Champions-i është i garantuar. Ai është e ardhmja e Juventusit. Në këtë moment është i qetë, natyrisht dhe i zhgënjyer si të gjithë ne. Gjithsesi, tani s’na hyn më në punë të flasim për Champions-in”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.