Ahmataj: I ndëshkuam sipas planit, kam qenë i bindur për forcën e Luftëtarit

Julian Ahmataj u shfaq i kënaqur pas fitores me Skënderbeun. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supërsport ai deklaroi: “Ishte një ndeshje e vështirë. Ata nuk bënin gabime. U munduan t’i kapnim në pikat e tyre të dobëta, duke kaluar linjat me topat e gjatë. Ashtu bëmë. Nuk kemi kohë të kënaqim me lojëra, na duhen pikët”.

“Aleksi është i rëndësishëm. Skuadra mori një plus më tepër. Lojtarët e mirë e ndihmojnë gjithmonë skuadrës. Çdo pikë është e artë. Duhet të jesh i lumtur edhe me një pikë. Më gëzon ekuilibri i skuadrës, nuk e lamë kundërshtarin të luante rrjedhshëm. Kishin raste pak ata, pak edhe ne”.

“Ndalimi i kampionatit? Pushimi na ka vlejtur shumë. Pavarësisht punës së mirë të Mezanit, nuk është bërë një fazë në janar. Kjo na ndihmoi. Besuam në këtë ndeshje dhe e ndëshkuam aty ku kishim menduar. Na shërbeu shumë ky pushim”.

“Diferenca me rivalët? Ne kemi kundërshtar veten. Duhet të jemi ne në rrugën e duhur, të luajmë si duhet. Ky është problemi, Të merremi me veten. Kur të sigurojmë matematikisht qëndrimin, atëherë mund të përdorim manovra sulmuese për njerëzit. Çdo skuadre i bëjnë mirë fitoret, normalisht edhe ne”.

“Luftëtari, i denjë për Superioren? Është një skuadër që ka investuar në çdo drejtim. Ka marrë lojtarë të mirë, ndaj e kam marrë rrugën për ta marrë drejtimin. Ndryshe nuk do e bëja diçka të tillë”, përfundoi Ahmataj deklaratën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *