Aleksi: Fitore me shumë vlera, Tiranën dhe Kastriotin e lëmë pas!

Mesfushori i Luftëtarit, Albano Aleksi bëri një ndeshje shumë të mirë mirë kundër Skënderbeut. I aktivizuar si numër 10 pas sulmuesit, Aleksi ishte shumë i rrëzikshëm. Pas ndeshjes, mesfushori foli për “Supersport”, ku tha:

FITORJA – “Po besoj se ishte një fitore me shumë vlera, jo vetëm për faktin që na duheshin pikët për t’u shkëputur nga Kastrioti. Ne kemi bërë një hap përpara dhe në ekip kemi shumë cilësi. Jemi më mirë se Kastrioti dhe e meritojmë të qëndrojmë në Superiore, më shumë se Kastrioti.

DËNIMI DHE RINOVIMI – “Për dënimin nga Federata dhe vetë nuk e kam kuptuar se çfarë ndodhi, pasi nuk kam bërë asgjë. Sa i përket drejtuesve për punën e dënimit, është puna e tyre dhe kanë të drejtë të bisedojnë me mua. Shpresojmë të zgjidhim diçka sa i takon rinovimit dhe më pas të shohim.

TIRANA DHE KASTRIOTI – “Të dyja janë rivale të forta, pasi jemi të treja në valle. Kush ka ekipin më të mirë dhe forcën e duhur, do të qëndrojë në Superiore. Unë jam i bindur se do t’i lëmë pas të dyja.

POZICIONI NË FUSHË – “Trajneri më ka dhënë shumë besim dhe më ka afruar afër portës. Kjo gjë më ka dhënë shumë besim dhe mund të shënoj dhe të asistoj. Ky është pozicioni im i duhur dhe ndihem shumë mirë, marr më shumë topa dhe jam më i lirshëm”, tha Aleksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online