Aguero jashtë, shpërthen Maradona: Mos Skaloni nuk ka televizor?!

Lionel Skaloni shpalli listën e lojtarëve të grumbulluar për miqësoret e marsit kundër Venezuelës dhe Marokut. Ajo që bie në sy është rikthimi në kombëtare i Leo Mesit, ndërsa trajneri ka befasuar me mos grumbullimin e Serxho Agueros.

Sulmuesi i Sitit, i cili është dhe ish-dhëndrri i Diegos, ndodhet në një formë fantastike, është golashënuesi më i mirë i ekipit të Guardiolës dhe së fundmi u shpall futbollisti më i mirë i muajit shkurt në Premier Ligë.

Lista e Argjentinës për dy miqësoret

Diego Maradona flet gjithmonë sa herë që nuk i pëlqen diçka. Legjenda e futbollit botëror ka mbetur i zhgënjyer nga trajneri Skaloni. Trajneri i Dorados Sinaloa në Meksikë mendon se të mos grumbullosh Agueron është një mungesë e madhe respekti për futbollin.

Skaloni është mbyllur në një manastir dhe nuk ka televizor? Çfarë duhet të provojë fakti që Aguero nuk është grumbulluar? Kun është golashënuesi më i mirë i Mançester Sitit dhe një futbollist madhështor. Mos grumbullimi i Agueros në kombëtare është një mungesë respekti ndaj botës së futbollit. Mesi? Më ngushëllon rikthimi i Leos. Tani do të fillojmë të shohim një futboll të bukur…”, përfundon Diego Armando Maradona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *