Van Gal e mbyll me futbollin: Ju tregoj shkakun e tërheqjes

Luis Van Gal është një nga trajnerët më të famshëm të botës së futbollit. Holandezi befasoi me Ajaksin e mesit të viteve 90-të, duke dërguar “Harkëtarët” dy herë në finale e Ligës së Kampioneve. Njërën e fitoi përballë Milanit, ndërsa tjetrën e humbi me penallti kundër Juventusit.

Van Gal ka drejtuar dhe fituar trofe edhe me Barcelonën, Bajernin e Mynihut, Mançester Junajtid dhe AZ Alkmarin. Ai është nga ata personazhë, të cilët i dashuron ose i urren.

Profesioni i tranerit të privon nga shumë gjëra, sidomos jeta private. Van Gal ka marrë vendimin për t’i thënë mjaft pasionit të tij. Shkaku është gruaja e tij. Trus ka sakrifikuar shumë për të dhe Luis dëshiron që të kalojë më shumë kohë të lirë me gruan e tij të dashur.

Do të largohem nga futbolli. Gruaja ime e la punën e saj përpara 22 vitesh për të më qëndruar mua afër dhe për të më shoqëruar në punën jashtë vendit. I kisha premtuar se do të tërhiqesha në moshën 55-vjeçare. Tani, në të vërtetë, unë jam 67 vjeç dhe nuk mund të vazhdoj më. Ashtu si lojtarët, edhe gruaja ime ka të drejtën për të jetuar me Luis Van Gal. Dhe mund të them që ajo është shumë e lumtur”, përfundon trajneri i famshëm holandez për spanjollen “AS”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online