Zyrtarizohet Shkëmbi, Erlis Frashëri nënshkruan në Kosovë

Bledi Shkëmbi dhe stafi i tij do të vazhdojnë bashkëpunimin me Teutën edhe për një sezon, ashtu sikurse SportEkspres.com ka njoftuar disa orë më parë. Pak çaste më parë ka ardhur edhe njoftimi i klubit durrsak, që në faqen zyrtare në “Facebook” shkruan:

“Klubi i Futbollit Teuta njofton se do të vazhdojë bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi dhe stafin e tij. Drejtuesit e Klubit dhe Bledi Shkëmbi kanë arritur me mirëkuptim marrëveshjen e bashkëpunimit dhe për një sezon”.

FRASHËRI – Erlis Frashëri, mbrojtësi korçar i larguar nga Teuta, ka firmosur në Kosove me Gjilanin. Ai ka qenë një kërkesë e trajnerit Gentian Mezani, i cili do të vijojë të jetë në krye të skuadrës së kuq dhe po vëzhgon nga Superiorja për përforcime.

“Sport Club Gjilani njofton se ditën e sotme ka finalizuar marrëveshjen me mbrojtësin e krahut të djathtë, Erlis Frashëri. Mbrojtësi i krahut , 31-vjeçar, i lindur në Korçë, në skuadrën e Gjilanit vjen nga kampionati shqiptar, më saktësisht nga skuadra e Teutës së Durrësit, ku dhe kishte kaluar edicionin e fundit. Frashëri për skuadrën e Gjilanit sot ka firmosur bashkëpunimin për një vit.

Përvoja e Frashërit është e mirëseardhur në skuadrën e Gjilanit, ku ai më parë kishte mbrojtur ngjyrat e shumë skuadrave në Superiore, sikurse ajo e Partizanit, Skënderbeut,Luftëtarit dhe shumë ekipeve të tjera nga kampionati shqiptar. Frashëri është pikënisja e projektit të ri të skuadrës së Gjilanit, kurse ditëve në vijim klubi do ju informoj për hapat e mëtutjeshëm dhe zyrtarizimet të tjera të futbollistëve”, njofton klubi i Gjilanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online