Skuadra franceze e Lilës ka siguruar shërbimet e Timonti Ueah, djali i ish-futbollistit legjendar dhe fituesit të “Topit të Artë”, Xhorxh Ueah. Timonti ka dalë nga akademia e PSG-së dhe ka treguar një talent të madh, duke ndjekur hapat e babait të tij.
Sezonin e shkuar, 19-vjeçari luajti si i huazuar te skuadra skoceze e Selltikut, ku tregoi cilësi shumë të mira dhe bëri paraqitje të shkëlqyera, faktorë që bënë Lilën të shpenzojë 10 milionë euro për shërbimet e tij.
Ueah nis kështu një aventurë të re, mbetet në Ligue 1 dhe duket gati për të marrë rolin e liderit te skuadra e Lilës, që sezonin e shkuar, u rendit të vend të dytë në kampionatin francez të futbollit, pas PSG-së.