VIDEO | Tragjedi e VAR-it, Uruguai eliminohet nga penalltitë!

Uruguai dhe Peruja zhvilluan një ndeshje çerekfinale të shkëlqyer, të luftuar deri në sekondat e fundit dhe bënë një 90 minutësh burrëror. Gjyqtari pati shumë punë, pasi ndërhyrjet ishin thuajse në çdo sekond.

Koha e rregullt, u mbyll me rezultatin 0-0, edhe pse të dyja skuadrat kishin mundësi të shënonin. Uruguai u “dënua” dy herë nga VAR-i, pasi në dy raste djemtë e Tabarezit shënuan, por goli u anulua për pozicion të parregullt.

Pasi koha shtesë u mbyll e barabartë pa gola, skuadrat iu drejtuan penalltive. Suarez goditi i pari dhe gaboi, penallti që do të vendoste dhe fatet e kualifikimit. Të gjithë të tjerët u treguan të saktë para porte dhe Peruja fitoi 5-4 nga pika e bardhë.

Kupa e Amerikës, çerekfinale

Uruguai – Peru  0-0 (5-4)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online