Junajtid pa frena, “rrëmben” yllin e rivalëve të përjetshëm!

Mançester Junajtid më në fund kanë shpërthyer në merkato dhe duket se nuk do kenë të ndalur. Pas ardhjes së Daniel Xhejms dhe Van Bisaka, Solskjaer synon një blerje që do trondiste gjithë themelet e futbollit ishullor. Pier Emerik Obamejang është objektivi i radhës në merkaton e “Djajve të Kuq”.

30-vjeçari është një nga më të mirët në Premier Ligë. Sezonin e fundit ai arriti të shënonte plot 31 gola në të gjitha garat me Arsenalin. Kështu, Solskjaer mendon se nuk ka kandidat më të mirë se Obamejang për të zëvendësuar Romelo Lukakun. Belgu është shprehur se dëshiron të largohet nga Junajtid.

Interi pritet të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Nga shitja e Lukakut, në “Old Trafford” do të vinte një thes me para, që Solskjaer do i ketë të gjitha në dispozicion për të joshur Arsenalin dhe lojtarin. Topçinjtë nga ana e tyre e konsiderojnë shumë të rëndësishëm nga Gaboni dhe nuk e konsiderojnë shitjen.

Mungesa e fondeve për të sjellë përforcime, do të ishte e vetmja arsye që klubi londinez mund të heqë dorë nga Obamejang. Në këtë çështje, dëshira e lojtarit pritet të jetë tepër e rëndësishme. Ditët në vijim do të zbardhin gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online