Dy skuadrave të Madridit sot i është dashur të lëshojnë dy yje nga gjiri i tyre. Gelson Martins i Atletiko Madrid dhe Mateo Kovaçiç i Realit i kanë dhënë përfundimisht lamtumirën klubeve të Madridit. Këto të fundit nuk mund të themi së kanë dalë bosh nga këto largime, por kanë përfituar shuma jo të vogla nga shitjet e dy lojtarëve.
.@Mateo_Kova23 is here to stay! ?
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 1, 2019
Mateo Kovaçiç është zyrtarizuar si blerja e parë dhe e vetme e kësaj vere për londinezët e Çelsit. Anglezët e kanë të ndaluar të bëjnë merkato. I vetmi përjashtim janë lojtarët që kanë kaluar sezonin në Londër si të huazuar. Ndryshe nga Higuain, Kovaçiç ja ka mbushur mendjen drejtuesve anglezë. Plot 50 milionë euro janë derdhur në arkat e Realit për të mbajtur yllin kroat. Nga kjo marrëveshje ka lumturi edhe për Kovaçiç, që ka gjetur veten në “Stamford Bridge”, pas vështirësive të hasura në Madrid.
Ndërkohë, Gelson Martins është zyrtarisht i klubit të Monakosë. 24-vjeçari ka firmosur kontratë për pesë vitet e ardhshme. Portugezit i janë dashur vetëm gjashtë muaj në Francë për të bindur klubin bardhekuq. Ai ishte i huazuar që nga janari te Monako, ku dha një ndihmë shumë të madhe për mbijetesën në Ligue 1. Atletiko Madrid mbush xhepat me plot 30 milionë nga shitja e portugezit.
??? L’AS Monaco est heureux d’annoncer la signature de @GelsonMartins_. Prêté en janvier par l’Atlético Madrid, le milieu offensif s’est engagé pour 5 saisons. Il est désormais lié avec le Club jusqu’en juin 2024.
?? https://t.co/XauTCocOkP pic.twitter.com/KiKV7oO8nY
— AS Monaco ?? (@AS_Monaco) July 1, 2019