“Zverdhen” shqiptarët e Serie B, Gavazaj sërish spektator në Rusi

Sot janë zhvilluar ndeshjet e javës së katërt të Serie B. Skuadrat ku aktivizohen Ledian Memushaj, Emanuele Ndoj dhe Xhakomo Vrioni kanë marrë secila nga një rezultat të ndryshëm. Ndërkohë që dy të parët kanë marrë kanë luajtur 90 minuta dhe janë ndëshkuar me të verdhë.

Ledian Memushaj dhe Peskara dolën triumfues nga ndeshje me Foxhian, që u fitua me rezultatin minimal 1-0. Breshia e Emanuele Ndojit barazoi 1-1 në transfertën ndaj Karpit, ndërsa Xhakomo Vrioni është aktivizuar nga stoli i rezervave në minutën 60-të në humbjen  2-1 të Venecias ndaj Leçes.

Ndërkohë lojtari tjetër i kombëtares, Enis Gavazaj, nuk po kalon një moment të mirë në Rusi. Ish-sulmuesi i Skënderbeut nuk u aktivizua në ndeshjen e sotme të Jenisej Krasnojarsl, ku ekipi nga Siberia u mund 1-2 nga vizitorit e Ural Jekaterinburgut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online