Rekordi fantastik i Gabigol, 200 ndeshje me Santos: Krenari e madhe

Santos udhëton të dielën në mbrëmje drejt Kruizeros për të zhvilluar ndeshjen e radhës në kampionatin brazilian. Një ndeshje rëndësishme për Gabriel Barbosa, i njohur me emrin Gabigol, i cili do të zhvillojë ndeshjen e 200 me ekipin e Santos.

Një arritje fantastike për lojtarin, i cili është vetëm 22 vjeç. Sulmuesi është huazuar për një vit nga ekipi i Interit dhe po bën një paraqitje të mirë me ekipin e tij. Lojtari ka komentuar në rrjetet sociale, ku shprehet i lumtur për këtë arritje, duke u bërë pjesë e historisë së Santosit.

Është një krenari: një numër mbresëlënës edhe pse jam shumë i ri. Jam i lumtur që kam arritur shifrën e 200 ndeshjeve dhe tentoj të arrij shifrën 300. Falënderoj klubin, tifozët, shokët, stafin teknik dhe familjen time, e cila ka qenë gjithmonë në anën time.

Është një moment shumë i veçantë, nesër do të kërkojmë të fitojmë ndeshjen dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk dua vetëm të shënoj dhe fitoj, por të jem i dobishëm. Dhe nëse fitojmë, do të isha shumë i lumtur”, përfundon komentin e tij Gabigol, i cili kryeson tabelën e golashënuesve me 12 gola të realizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online