Zotëria i finaleve, dy rekorde historike nga… Pedro

Pedro Rodriges, ndryshe njeriu i finaleve. Pedrito është një njeri me emocione të akullta në momentet deçizive. E ka treguar këtë me Barcelonën dhe e tregoi mbrëmë me Çelsin. Spanjolli shënoi golin e dytë dhe të qetësisë për londinezët, që mundën bindshëm 4-1 Arsenalin dhe bënë të tyrin trofeun e dytë Evropian më të madh për nga rëndësia.

Me këtë triumf 31-vjeçari regjistron dy rekorde personale. Ai bëhet i pari lojtar që fiton Kupën e Botës, Kampionatin Evropian, Champions League, Europa League, Botërorin e Klubeve dhe Superkupën e Evropës. Askush nuk e ka arriturin suksesin e njeriut, që ka fituar çdo kompeticion që i ka dalë përpara.

Pedrito është gjithashtu lojtari i parë në histori që ka shënuar në tre finale Evropiane për klube. Sulmuesi ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë në finalet e Champions League, Europa League dhe Superkupës së Evropës.

Ish-ylli i Barçës ka shënuar me Barcelonën në triumfin e “Wembley” ndaj Mançester Junajtid në kuadër të finales së kupës me veshë të gjata në vitin 2011. Në Superkupën evropiane të vitit 2015 Pedro i dha Barcelonës fitoren, duke shënuar për 5-4 në minutën e 115. Mbrëmë arriti ta dërgonte topin poshtë shpinës së Peter Çeh për të ngritur në qiell trofeun e Europa League.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online