Xhaka: Tani nisem për në Prishtinë, kam katër vite kontratë me Arsenalin

Zvicra nuk arriti të fitonte asnjë prej ndeshjeve të fazës finale të “Nations League”, duke u mundur fillimisht 3 – 1 nga Portugalia dhe më pas me 11-metërsha ndaj Anglisë në finalen e vendit të tretë.
Në një intervistë për “Blick”, kapiteni i kombëtares zviceran, Granit Xhaka, foli mbi këtë eksperiencë të përfaqësueses helvete. Përveç Nations League, mesfushori foli dhe për lajmet që po qarkullojnë mbi një largim të mundshëm nga Arsenali.

A i praktikoi skuadra penalltitë para ndeshjes?
“Po bëmë disa prova, por mendoj se te penalltitë nuk është vetëm çështje stërvitje. Duhet të kesh dhe pak fat. Jan (portieri Jan Somer) preku një top, por nuk mundi të ndryshonte trajektoren, nëse do ia kishe dalë do kishim fituar ne.

 


Përfundimet që nxorët nga ky turne?
Jemi krenarë për çka kemi arritur. Luajtëm denjësisht përballë dy skuadrave shumë të mira. Formati i “Nations League” është shumë herë më i mirë se sa miqësoret që bënim më parë. Nuk jemi shumë larg ekipeve të mëdha, na mungojnë shumë pak gjëra. Jam i bindur se do ia dalim të bëjmë gjëra të mëdha në turnetë e ardhshëm”.

Planet për pushimet?
“Fillimisht do iki në Prishtinë të takoj familjen time. Pjesën tjetër akoma nuk e kam planifikuar”.

A është largimi nga Arsenali në planet tuaja?
“Nuk di asgjë për këtë. Kam edhe katër vite kontratë. Sapo rinovova kontratën vitin e kaluar. Jam i lumtur atje, po ashtu edhe familja ime dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Do ishte fantastike nëse do të bëheshit kapiteni i Arsenalit?
Do të ishte qershia mbi tortë, sigurisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online