Afrimi i parë i Teutës, rikthehet ish-kapiteni

0

Ka ndodhur ajo që pritej, afrimi i parë i Teutës është mbrojtësi Rustem Hoxha. Ish-kapiteni, pas dy sezonesh rikthehet në Durrës dhe do kërkojë të ndihmojë skuadrën e qytetit të tij në Europë dhe më pas në sfida e kampionatit.

Sezonin e fundit ai ishte pjesë e Luftëtarit dhe përfundimi i kontratës e nxori lojtar të lirë. Më parë ishte aktivizuar te Kukësi dhe tanimë do të jetë një përforcim me vlera për trajnerin Bledi Shkëmbi. Kështu, largimi i Ditmar Bicaj është kompensuar menjëherë.

“Ka firmosur sot pasdite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Rustem Hoxha është përforcimi i parë zyrtar për skuadrën durrsake. 27-vjeçar në sezonin e fundit ka qenë pjesë e FC Luftëtarit!”, shkruhet në faqen zyrtarë të Teutës në “Facebook”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.