Java e 23-të në Serie A ka startuar me një derbi shqiptarësh, pasi Lacio priti në “Olimpico” ekipin e Empolit. Ky duel pa tre shqiptarë në fushën e lojës. Strakosha është numri një i padiskutueshëm i Lacios, por dhe Valon Berisha e nisi nga minuta e parë.
Po ashtu, edhe Veseli luajti 90 minuta për skuadrën e Empolit. Ky takim u mbyll me fitoren minimale 1-0 të Lacios, ku vendosi një episod. Në minutën e 42’, Kaisedo shënon nga pika e bardhë e penalltisë dhe ky gol mjaftoi që Lacio të marrë tri pikët e radhës.
Strakosha bëri një ndeshje të shkëlqyer, duke mbajtur rrjetën e tij të paprekur. Pavarësisht humbjes, edhe Veseli bëri një ndeshje shumë pozitive, duke fituar shumë duele me sulmin lacial.
Serie A, java 23
Lacio – Empoli 1-0
Kaisedo (p) 42’