Statistika e frikshme, njihuni me mbrojtësin që nuk është dribluar asnjëherë këtë sezon

Janarit e vitit të kaluar, Liverpuli shndërroi Virxhil Van Dijk, në mbrojtësin më të shtrenjtë të historisë së futbollit, teksa e bleu për 78.8 milionë euro nga ekipi i Sauthempton. Blerja e holandezit u kontestua nga një pjesë e madhe e opinionistëve dhe kritikëve të futbollit, të cilëve iu duk një shumë e pabesueshme për një mbrojtës.

Gjithsesi, kur kanë kaluar diçka më shumë se një vit që nga ai transferim, të gjithë skeptikët janë tërhequr prapa, pasi Van Dijk është shndërruar në një lider të vërtetë në prapavijën e kuqe. Gjiganti i mbrojtjes, është një ndër më të rëndësishmit për Jurgen Klop dhe me të Liverpuli është kthyer në mbrojtjen më të mirë të Premier Ligës.

Përveç kësaj, 27-vjeçari ka dhe një statistike të frikshme. Van Dijk nuk është dribluar nga asnjë lojtar për këtë sezon, në çdo kompeticion që ka luajtur. Shifrat flasin vetë dhe nuk kanë shumë nevojë për koment. Një digë e vërtetë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online