Jyrgen Klop doli të fliste para gazetarëve në përfundim të ndeshjes kundër Barcelonës. Njëri prej gazetarëve iu drejtua trajnerit gjerman me një pyetje interesante.
A mendoni se rezultati do të ishte i njëjtë nëse do të luhej në një stadium të boshatisur?
“jo! S’ka shanse. Ne e dimë se ky klub është një përzierje e atmosferës, emocioneve, dëshirës dhe futbollit cilësor. Nëse heq një nga këto, asgjë nuk funksionon e kam thënë dhe më parë”.
“Për mua ky klub ka një zemër të madhe. Sot po na rrihte zemra sikur ishim të çmendur. Mund ta dëgjoje këtë anembanë botës. Jam i gëzuar që u dhamë njerëzve këtë eksperiencë, gjithashtu jam i gëzuar që më jepet një shans tjetër për të rregulluar gjërat”.