Baloteli bën një hap pas: Një jashtëtokësor dhe një mbret në tokë

Javën e shkuar Mario Baloteli u mahnit nga paraqitja e Leo Mesit kundër Liverpulit, aq sa postoi një mesazh në Instagram ku ngrinte në qiell argjentinasin, ndërsa thumbonte Kristiano Ronaldon duke mos ia përmendur fare emrin dhe duke thënë “ai numri 7 i Juventusit”.

Megjithatë, ajo që ndodhi në Liverpul, me Barcelonën që kapitulloi 4-0, ka detyruar Balotelin të bëjë një hap pas në krahasim me javën e shkuar.

Mesi mbetet një lojtar që nuk është nga ky planet, pavarësisht nga ndeshja e shëmtuar dhe shumë e vështirë në Liverpul.

“Ronaldo mbetet lojtari më i mirë në këtë planet, pavarësisht se nuk shkoi dot në gjysmëfinale.

“Nuk mund të tallesh e të thuash gjëra të këqija për këta dy lojtarë, do ishte çmenduri“.

Baloteli ka pasur vetëm një koment të shkurtër për Liverpulin, ish-ekipin e tij, ku nuk la gjurmë: “Leksion karakteri, mbetet vetëm t’i duartrokasim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online