VIDEO | Përmbysje mbijetese, Kastrioti shtang Kukësin

Kastrioti ka marrë një fitore jetike 2-1 përballë Kukësit, duke përmbysur në pjesën e dytë golin e Shkurtajt. Ekipi i drejtuar nga Bledar Devolli është rikthyer te fitoret pas humbjes në Durrës dhe tri pikët kundër verilindorëve të Kukësit, janë të arta për ta.

Shkurtaj në minutën e 33’ shënoi golin e tij të dytë me fanellën e Kukësit në kampionat dhe i dha avantazhin Kukësit, që bëri një lojë më të mirë në pjesën e parë. Por në 45 minutat e dyta, Kastrioti bëri gjithçka mirë dhe arriti ta përmbysë takimin.

Roxher në minutën e 63’ dhe Ndreca në të 89-ën i dhanë fitoren Kastriotit, që tani i ka sytë nga dy rivalët e tjerë për mbijetesë, Luftëtari dhe Tirana.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 27
E shtunë, më 6 prill 2019, ora 15:45

Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

KastriotiKukësi   2-1
Roxher 63′, Ndreca 89′ / Shkurtaj 34′

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, Ndreca, Shehu, Ymeraj, H, Marku, Bardhi, Kalaja, Roxher. Trajner: Bledar Devolli

Kukësi: Frashëri, Maliki (Et’hemi 69′), Krasniqi (Xhemaili 12′), Cuculi, Rrumbullaku, Çyrbja (Rama 77′), Limaj, Rroca, Uilliam, Rexhinaldo, Shkurtaj. Trajner: Ramadan Ndreu

Gjyqtarë: Eldorian Hamiti, Nuri Rrapaj, Arbër Zalla, Olsid Ferataj

Kartonë të verdhë: Cuculi 18’, Xhemaili 45′

EPISODET –

89’ – Goooool Ndreca, Kastrioti kompleton përmbysjen. Një gol shumë i bukur nga mëngjarashi i krutanëve, që ndan festën me tifozerinë vendase

73’ – Kundërsulm shumë i mirë i Kukësit. Çyrbja i lirë nga krahu i djathtë vrapon me shpejtësi, kroson në qendër por ndal Bojom. Topi i devijuar nga mbrojtësi përplaset në shtyllë. Me fat Kastrioti

63’ – Goool Kastrioti, shënon Roxher. Sulmuesi brazilian i krutanëve gjuan bukur me të djathtën, topi përplaset në shtyllë dhe në trupin e Frashërit, për të përfunduar më pas në rrjetë. 1-1!

45’ – Ndreca driblon dy lojtarë, por Xhemaili e ndal me faull pak metra larg zonës së rreptësisë. Mbrojtësi i Kukësit ndëshkohet me karton të verdhë.

34’ – Zhbllokohet sfida në “Redi Maloku”, shënon Kukësi. Vasil Shkurtaj gjen golin e dytë në kampionat me fanellën e verilindorëve dhe i jep avantazhin kundër Kastriotit

19’ – Kastrioti pretendon për penallti, por gjyqtari Hamitaj thotë që është faull jashtë zone. Roxher gjuan nga goditja e dënimit dhe tentativa e tij nuk është larg kuadratit

12’ – Krasniqi nuk ia del dhe largohet me barelë, Xhemaili në fushë

10’ – Ende asnjë rast i pastër. Krasniqi dëmtohet, Xhemaili del menjëherë në nxehje

1′ – Fillon takimi ne “Redi Maloku”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online