VIDEO | Laçi “çmonton” Teutën, fitore e çmendur

Laçi në garë për vendin e tretë, kurbinasit kanë mposhtur Teutën me shifrat 5-0. Një ndeshje e mirë e kurbinasve, që tregon një formë të mirë dhe tanimë e sheh veten dy pikë larg vendit të tretë që mbahet nga durrsakët

Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi e “dhuroi” golin e parë, teksa ishte Hidi që bëri një gabim dhe Okpotu u tregua i saktë dhe shënoi. Bardhezinjtë janë të kujdesshëm dhe me një Mane në formë shënojnë edhe golin e dytë. Senegalezi shërbeu për Xhixhën, i cili në dy tentativa shënoi.

Pjesa e dytë nisi me Teutën në sulm, por ishin kurbinasit ata që shënuan sërish. Këtë herë Mane shërbeu për Lushkjen. Kavajasi realizoi golin e tretë. Domgjoni pak minuta më pas realizoi “pokerin”, kurse për ta mbyllur në mënyrën më të mirë mendoi Xhixha. Sulmuesi i bardhezinjve befasoi Hidin me një gjuajtje nga distanca dhe me pesë gola kurbinasit kaluan Teutën.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 27
E shtunë, më 6 prill 2019, ora 15:45
Stadiumi i Laçit, Laç

LAÇI-TEUTA 5-0
Shënues:
Okpotu 25′, Xhixha 32′, 78′ Lushkja 65′, Domgjoni 68′

EPISODET

88′ – Kamara gjuan fort dhe portieri Selmani pret topin. Teuta i afrohet golit të nderit.

78′ – SuperGOL Redon Xhixha. Sulmuesi i kurbinasve mposhti Hidin me një goditje nga distanca.

74′ – Kamara godet traversën dhe pretendon që topi e ka kaluar vijën fatale. Nuk mendon ashtu arbitri.

68′ – GOL, goditje dënimi për Laçin, Domgjoni me kokë e çon topin në rrjetë. Topi shkon në traversë fillimisht dhe plaset përtej vijës fatale.

65′ -GOOOOL  Lushkja realizon golin e tretë, Mane njeriu asist. Kavajasi brenda zone e dërgon topin në rrjetë

61′ – Shkëmbi bën zëvendësimin e tretë, Vecaj del dhe aktivizohet Vila. Starova nga ana tjetër përforcon mbrojtjen. Okpotu mbyll takimin dhe Domgjoni hidhet në fushë.

56′ – Kallaku vertikalizon për Kamara, sulmuesi përballë Selmanit tenton ta çojë topin në rrjetë. Devijim dhe goditje këndi. Mundësi e mirë për Teutën.

50′ – Vertikalizim për Prognin, sulmuesi nuk e mori topin si duhet dhe më pas portieri Selmani e kontrolloi me qetësi.

46′ – Shkëmbi lë në dhomat e zhveshjes Avdylin, Gerhard Progni zëvendësimi i dytë te skuadra e Teutës

43′ – Shkëmbi bën lëvizjen e parë, nxjerr nga fusha sulmuesin Tomislav Bushiç. Në vend të kroatit aktivizohet Seku Kamara.

32′ GOOOOOL Xhixha ndëshkon Teutën, kurbinasit në festë. Sulmuesi u ndal fillimisht nga Hidi, por në tentativën e dytë nuk gabon lojtari i Laçit.

25′ – GOL LAÇI, Nigeriani Opkotu ndëshkoi durrsakët, pas një gabimi të portierit Hidi. Sulmuesi i mori topin portierit dhe shënon.

19′ – Vecaj, me shpinë nga porta, rrotullohet dhe krijon hapësirë për të goditur. Topi i gjuajtur prej shkodranit shkon pranë shtyllës pingule.

15′ – Goditje këndi për Teutën, kros në zonë dhe Bicaj me kokë e dergon topin drejt portës. Portieri Selmani me këmbë devijon topin, që nuk kishte shumë forcë. Vendimtar kapiteni i Laçit.

12′ – Top pas shpinës së mbrojtjs së Teutës, Okpotu nga e djathta merr topin dhe shërben për Xhixhën. Sulmuesi i kurbinasve me finte mundohet të befasojë miqtë, por pa sukses.

Laçi: Selmani, Shtubina, Toro, Gjoni, Mersinaj, Eller, Lushkja, Çokaj, Okpotu (Domgjoni 61′), Xhixha (Deliu 80′), Mane (Jonuzi 69′). Trajner: Sulejman Starova
Teuta: Hidi, Beqaj, Bicaj, Arapi, Hakaj, Gashi, Avdyli, Kallaku, Vecaj (Vila 61′), Vajushi, Bushiç (Kamara 43′). Trajner: Bledi Shkëmbi

Gjyqtarë: Ardian Beqiri, Rejdi Avdo, Ergin Doda, Orlando Kuka
Kartonë të verdhë: Okpotu 24′, Shtubina 39′, Xhixha 76′ / Hakaj 15′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online