Starova: Patëm fat, se di pse luajmë të mërkurën! Mane ka klas

Sulejman Starova, trajneri i Laçit, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Nuk ka trajner që e mendon të lehtë ndeshjen. Teuta e nisi mirë, na detyruan të prisnim. Mbrojtëm në fillim, na dha një ndihmë të madhe gabimi që u bë. Kur gabohet skuadra mundohet të reagojë. Na rrezikuan edhe me një goditje këndi. Edhe pse shkoi 2-0, ata reaguan. Ishim me fat me golat që shënuam. Sigurisht na kënaq fitorja”.

“Nuk e di çfarë do bëjmë deri në fund. Kemi disa ndeshje që luajmë mirë. Meritonim të fitonim me Flamurtarin, reaguam edhe në Tiranë. Kemi pasur disa raste në pjesën e parë. Morëm një pikë për moral, ndaj një ekipi ndër më të mirët. Bëmë një ndeshje të shkëlqyer në Kupë. Kjo tregon forcën. Kemi një kalendar rraskapitës. S’e kuptoj pse luajmë këtë të mërkurë, mund të luhej të mërkurën tjetër. Edhe këtë javë luajtëm mirë, kemi bërë tre ndeshje. Shpresoj të bëjmë maksimumin të rikuperojmë skuadrën për të mërkurën”.

“Kam gjetur një skuadër që si ka munguar shpirti i garës. Laçi shquhet nga të gjithë për këtë. Është klub me financa të mira, ka lojtarë që paguhen si ekipet e para. Pati një rënie dhe tani mendoj se jemi kthyer aty ku duhet”.

“Tetë gola në pak ditë? Meqë më the trajner mbrojtës, ju them se kam rekordin me Tiranën për golat e shënuar. Këtë mund ta thotë një njeri që nuk është specialist”.

“Ka një moment ku lojtarët e marrë në janar, nuk kanë formën e duhur. Mane dhe Okpotu i kanë dhënë skuadrës. Përveç peshës, Mane ka klas dhe e keni parë. Mesfusha është nga më të fortat. Kemi 4-5 lojtarë që luajnë për tre vende. Edhe mbrojtja ka cilësi. Normalisht ka edhe të meta dhe po punojmë t’i rregullojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online