Robert Levandovski shënoi golin e tij të 196 në Bundesligë në takimin e sotëm ndaj Volfsburgut. Shifër kjo që i jep zyrtarisht vendin e parë në listën e golashënuesve të huaj në kampionatin gjerman.
Ky rekord mbahej prej vitesh nga ish-kolegu i polakut Klaudio Pizarro. Një tjetër fakt interesat i këtij rekordi është se polakut i janë dashur 281 ndeshje për të kaluar 40-vjeccarin e Verder Bremenit, i cili ka 185 ndeshje më shumë se bomberi i bavarezëve.
Në renditjen e përgjithshme të golashënuesve të Bundesligës, Levandovski renditet i pesti, ku para tij ndodhen emra të mëdhenj si Burgsmyler, Hajnkes, Fisher dhe legjenda Gerd Myler.
196 – Robert #Lewandowski has now scored 196 #Bundesliga goals, more than any other foreign player in Bundesliga history (Claudio Pizarro is on 195). Historical. #FCBWOB pic.twitter.com/EnhPvthhrg
— OptaFranz (@OptaFranz) March 9, 2019