Ismajli triumfon me përmbysje të çmendur, ndeshje pozitive dhe për Qosen

Dy lojtarët shqiptarë, Ardian Ismajli dhe Kristi Qose kanë luajtur titullarë për skuadrat e tyre, respektivisht Dianmo Zagrebin dhe Ruzemberok. Në kampionatin kroat, Ismajli dhe skuadra e tij kanë marrë një fitore të pabesueshme, duke përmbysur ekipin e Slaven Belupo në vetëm 6 minuta.

Juriç në minutën e 88’ dhe Tudor në 90+4’ i dhanë fitoren Dinamo Zagrebit. Vetë Ismajli bëri një ndeshje pozitive dhe mbrojtësi i kombëtares kuqezi duket në një formë shumë të mirë.

Ndërsa skuadra e Kristi Qoses nuk ka shkuar dot më shumë se një barazim 0-0 në transfertën kundër Nitras. Të dyja skuadrat e mbyllën takimin me nga 10 futbollistë dhe askush nuk arriti të bëjë diferencën. Qose preku shumë topa në mesfushë dhe ishte një lojtar i rëndësishëm për Ruzemberokun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online