Kilian Mbape është padyshim e ardhmja e futbollit botëror. Futbollisti 20-vjeçar nuk duket se konkurrencë për momentin në grupmoshën e tij, ndërsa në pak vite pritet që të jetë futbollisti më i mirë në qarkullim.
Megjithatë, si çdo njeri Mbape nuk është perfekt. Në ditët e fundit është vënë re një pjesë e lojës së tij që nuk njihej shumë nga publiku i gjera. Mesa duket francezi simulon shpesh. Brenda dy ndeshje Mbape është bërë protagonisti i dy simulimeve qesharake.
Fillimisht në kampionat në ndeshjen kundër Marsejës, më pas më kombëtares francezë në takimn e djeshëm ndaj Moldavisë.
Megjithatë, nuk mbaron këtu, pasi gjesti më i dënuar nga tifozët ka qenë ai ndaj kolegut të tij Angel Di Maria. Në minutën të takimit ndaj Marsejës arbitri akordoi një penallti për parisienët, PSG po fitonte 3 – 1 dhe Di Maria ishte autori i një dopiete dhe kërkoi me ngulm për të gjuajtur penalltinë që do mundësonte shënimin e një triolete. Mbape nuk pranoi duke e marrë vetë përsipër. Në fund asnjëri prej tyre nuk mbeti i kënaqur, pasi 20-vjeçari u tregua i pasaktë nga pika e bardhë.
Mbappe refusing to give Di Maria the penalty who was on a hattrick, just for him to miss it lol I prefer not to speak pic.twitter.com/7lYWX6AKKd
— Sue (@suesaura) March 17, 2019