Tefik Osmani dhe francezi Patris Evra janë shumë të ngjashëm… Në fakt, nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, por ajo që bëjnë në rrjetet sociale shkakton shpeshherë të qeshura. Francezi Evra ka me miliona ndjekës dhe shprehja e tij “I Love This Game” është bërë hit, duke u përmendur në të gjithë botën.
Ndërsa Osmani, është një nga futbollistët shqiptarë më aktivë në rrjetet sociale. Mbrojtësi i Teutës ka qenë sërish protagonist sot, në ditën e Shën Valentinit, pasi është munduar të “kopjojë” francezin Patris Evra.
Ky i fundit publikoi një video në “Twitter”-in e tij zyrtar, ku shihet se po feston ditën e Shën Valentinin me një arush panda. Një njeri me kostumin e pandas, por kjo pak rëndësi ka.
Happy Valentine’s Day everyone! Share the love always but especially today ??? ahahahaha I Loveeeee This Game ?????? #ValentinesDay #ILoveThisGame pic.twitter.com/50jl8PhPE3
— Patrice Evra (@Evra) February 14, 2019
Ndërsa Osmani, është treguar më origjinal. Mbrojtësi ka publikuar një foto në “InstaStory”, një burrë i moshuar me lule në dorë, mbi… gomar. Dhe njëherë tjetër, Osmani tregoi se është një nga futbollistët më gazmorë në Superiore.