Largimi i Hamshik, letra e sllovakut i përlot të gjithë

0

Marek Hamshik zyrtarizoi përfundimisht të ardhmen e tij ditën e sotme, teksa Napoli dhe ekipi kinez i Dailan Jifang mbyllën marrëveshjen në bazën e 20 milionë eurove. Sllovaku, ish-kapiten i të kaltërve, kaloi plot 12 vite në Napoli dhe në prag të largimit e tij ka bërë një letër mjaft të ndjerë, ku shkruan:

“Më duhet t’i kërkoj falje të gjithë tifozëve të kaltër. Unë doja, shpresoja dhe ëndërroja t’iu thoja mirupafshim juve. Të bëja një xhiro të madhe rreth fushës, duke duartrokitur. Ju gjithmonë më keni mbështetur dhe më keni dashur pa kushte, në momente të këqija dhe të mira. Kjo është arsyeja që do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj jush.

E kam tatuazh Napolin në lëkurën time, ashtu si fitoren tonë të parë në Kupën e Italisë pas 25 vitesh. Është e pamundur për ta harruar atë ndeshje. Është e pamundur të harroj momentin që arrita të thyej rekordin e Bruskolotit, ose rekordin e golave, duke kaluar zotin e futbollit, Diego Armando Maradonën. Kjo më bëri jashtëzakonisht krenar. Këtu në Napoli, u rritën tre fëmijët e mi, të cilat janë napoletanë në çdo sjellje.

Më duhet t’i falenderoj të gjithë. Presidentin që më dha mundësinë të qëndroja këtu për 12 vite. Të gjithë trajnerët që më kanë trajnuar, të cilëve i detyrohem rritjen time si lojtar dhe si njeri. Të gjithë mjekëve dhe stafit teknik dhe çdokujt tjetër në Napoli. Miqve të mi, të cilët do të më mungojnë, por e di që kurrë nuk do të më lënë, pasi janë pjesë e familjes time tashmë.

Sa më shpejt të jetë e mundur, shpresoj që do të kem mundësinë për një xhiro të fundit rreth “San Paolos”, duke duartrokitur me ju.

Ju dua të gjithëve dhe do ta dua këtë qytet përgjithmonë. Faleminderit nga zemra të gjithëve dhe i uroj më të mirën shokëve të ekipit për pjesën tjetër të sezonit. Shpresoj që të fitoni Europa League!”

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.