Gonzalo Higuain duket se është ambientuar te Çelsi. Pas një ndeshjeje zhgënjyese përballë Bornemuthit, “Pipita” ka gjetur rrjetën kundër Hadërsfilldit. Bomberit argjentinas iu deshën vetëm 16’ minuta lojë që të gjente rrjetën, duke i dhënë avantazhin Bluve të Londrës.
Higuain ishte dëshira e madhe e Sarrit në merkaton e janarit dhe ardhja e tij është pritur me shumë bujë nga tifozët blu. Pritet që “El Pipita” të jetë lideri i Çelsit dhe ky gol mund të jetë fillimi i një numri të madh rrjetash nga ish-sulmuesi i Milanit.
Higuain gets his first goal for the club! #CFC #CHEHUD pic.twitter.com/ygAVswgeOT
— CFC-Blues.com (@CFCBlues_com) February 2, 2019